Franca ka filluar të marrë në shqyrtim skenarin për t’u mbyllur për herë të dytë, pasi numri i rasteve të reja me Covid-19 në vend nuk po ulet.
Duke nisur nga e hëna në darkë, Parisi ka vendosur të mbyllë lokalet në orën 22:00, të ndalojë çdo grumbullim mbi 10 persona dhe e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskës në mjediset e jashtme, me qëllimin e vetëm për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
Franca vendosi të mërrë në konsideratë një skenar të tillë, pasi të dielën regjistroi 14,412 raste të reja me Covid-19 dhe 39 viktima.
Mësohet se qeveria e Emmanuel Macron ka vendosur që në Paris, Lyon dhe nëntë qytete të tjera të mbyllen në orën 22:00.
Macron po përpiqet të shmangë një izolim total në të gjithë vendin, ndërsa ekonomia franceze parashikohet të tkurret me 8.7 përqind këtë vit.
Qeveria franceze së fundmi njoftoi se do të hidhte 100 miliardë euro në ekonomi si pjesë e një plani rimëkëmbjeje.



