Sot në tërë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave, si një mundësi unike për të përkrahur dhe mbrojtur identitetin linguistik të përdoruesve të kësaj gjuhe.
Ndërkohë në Universitetin e Tiranës, për herë të parë këtë vit hapet programi i gjuhës së shenjave, ka bërë të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Me Florin, bashkë me mesazhin se gjuha e shenjave është një e drejtë gjuhësore për personat që nuk dëgjojnë në të gjithë botën, kemi edhe një lajm të mirë për komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë.
Për herë të parë, këtë vit hapet programi i gjuhës së shenjave në Universitetin e Tiranës, duke mundësuar që gjuha e tyre të njihet dhe të mësohet në nivel akademik, duke rrëzuar barrierat për studentët me aftësi ndryshe, me qëllim përfshirjen dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën akademike dhe studentore.
Gjuhët e shenjave janë gjuha e parë natyrore e njerëzve që nuk dëgjojnë dhe për këtë arsye, njerëzit që nuk dëgjojnë kanë të drejtë të shprehen me anë të shenjave dhe nuk duhet të detyrohen të përdorin gjuhën e folur.



