Pakistan/ Një vajzë 6-vjeçare përdhunohet dhe më pas vritet

Pakistan/ Një vajzë 6-vjeçare përdhunohet dhe më pas vritet

Një vajzë gjashtë vjeçare është gjetur e vrarë në një pulari në provincën veriperëndimore të Pakistanit, Khyber Pakhtunkhwa, rrethi Nowshera.

Policia kishte nisur kërkimet për gjetjen e 6-vjeçares, pasi familjarët kishin raportuar për zhdukjen e saj.

Trupi i pajetë i vajzës së vogël u gjet vetëm dy orë më vonë, 100 metra larg banesës, brenda një thesi ku shenjat e dhunës dalloheshin qartë.

I dyshuar për krimin është një 18 vjeçar që jetonte afër familjes së viktimës, i cili u arrestua pas rrëfimit të ngjarjes, duke pohuar se e kishte vrarë të miturën nga frika se mos do të tregonte për dhunën seksuale që pësoi.

Seema nuk është një rast i izoluar në vend.

Në muajin prill në Punjab, një vajzë vetëm 7-vjeçare u përdhunua dhe u vra, ndërsa trupi i saj u gjet pa krah.

Në janar të vitit 2020, një vajzë tjetër 7-vjeçare, u përdhunua dhe u vra nga dy djem.

Ndërkohë një revoltë e madhe qytetare ka shpërthyer në rrjetet sociale, ku kërkohet drejtësi për Seemën, ndërsa shpërndahen edhe shumë foto prekëse.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy