Kush po i merr tokat e Qafë Shkallës? Banorët: Kryetari i Belshit po na shet fshatin! (VIDEO)

Kush po i merr tokat e Qafë Shkallës? Banorët: Kryetari i Belshit po na shet fshatin! (VIDEO)

Banorët e fshatit Qafë Shkallë në Belsh kanë protestuar javën e fundit para Bashkisë së Belshit, pasi atyre po u merret prona, që sipas tyre e kanë që nga stërgjyshi, dhe që kanë mbi 20 vite që e kultivojnë. Qeveria e ka dhënë tokën e tyre për kompensim një ish-pronari, të paktën kjo thuhet nëpër letra. Banorët akuzojnë kryetarin e Bashkisë Belsh se po u shet fashatin. 

Drupal Ad

Banori Antonio Dervishi duke folur për emisionin “Fol” tha: “Sado që po vuajmë edhe shteti s’po na lë rehat. Ne e kemi me dokumente të vjetra tokën. Jemi për t’u kompensuar edhe ne, dhe vjen dikush tjetër që s’ka lidhje me fshatin tonë dhe kompensohet me tokën tonë. Kjo çështje u mor vesh kur policia kapi zotërinë, që ke zaptuar pronën, pronën e tij! Ka 25 vjet që është e mbjellë me ullinj.

Kam qenë në 2010-ën, me thoshin s’kemi ligj për ta regjistruar. Kam qenë prapë në 2015-të, po i njëjti problem. Në 2021-shin më përcollën nga bashkia në një zyrë tjetër. Më thanë që pjesa e ullishtesh është lënë për kompensim!”

Një banor u shpreh: “Mua më arrestuan kur isha në punë, duke punuar me zetor. Më thanë ke zaptuar pronat. Më morën në pyetje, tokat i ke zaptuar. Më thanë ke zaptuar tokat e Xhaferr Kokobobos. Unë nuk e njoh këtë njeri. Pastaj mësova që kishte marrë edhe toka të tjera në fshat. Shumica e njerëzve kanë mbi 30 vjet që kanë mbjellë këtu”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy