
Gazetari Besmir Pula tha në studion e MCN Live se raporti i mjekësisë ligjore ka vërtetuar që 36-vjeçari Zamir Meta ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçari.
Burime nga Policia e Fierit na bëjnë me dije që ditën e djeshme ka dalë raporti i ekspertizës ku ka konkluduar që vajza është e defloruar, është elementi ligjor për të provuar se babai ka abuzuar me vajzën 12-vjeçare. Ky raport mbështet dhe deponimet, qoftë të mamasë dhe më pas dhe deklarimin e vetë vajzës.
36-vjecari ka folur pak. Ka pranuar krimin, është justifikuar me idenë se ka kryer vetëm një herë marrëdhënie. Këtë nuk dimë të themi. Kemi deklarimet e të ëmës që thotë që fëmija është abuzuar që në moshën 5-vjeçare.
Nëna ka pranuar faktin që vajza nuk i fliste dhe se grindej me vëllezërit dhe motrat. Kanë qenë fqinjët që e kanë ndihmuar vajzën. Vetë nëna e pranon që vajza ishte në gjendje emocionale, e ka kuptuar që ajo ishte e mbyllur dhe nuk fliste fare. Duhet të ngrinte alarmin.
Më tej Pula tha se policia po heton nëse ka pasur abuzim e fëmijët e tjerë dhe se nëna ka dhënë dëshmi konfuze në dëshminë e saj në polici.
12-vjeçarja është në një qendër rehabilituese në Tiranë. Rasti është në hetim dhe do të shihet nëse ka pasur abuzime me fëmijët e tjerë.
Nëna ka qenë konfuze në polici. Ka thënë shumë gjëra, më shumë sesa ka thënë në media. Policia po heton detajet që ka thënë nëna.



