
Dita botërore e shëndetit shënohet më 7 prill, ditë kjo që përkon me themelimin Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më 7 prill 1948.
Kjo ditë është një forum për informim dhe diskutim rreth shëndetit në botë. Ajo festohet çdo vit në 7 prill në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Dita Botërore e Shëndetit mbahet për të shënuar themelimin e OBSH-së, dhe shihet si një mundësi nga organizata të ndryshme për të tërhequr vëmendjen në mbarë botën për një subjekt me rëndësi të madhe për shëndetin global çdo vit.
OBSH-ja në këtë datë organizon ngjarje ndërkombëtare, rajonale dhe lokale në lidhje me një temë të veçantë shëndetësore.
Një nga mesazhet qendrore të Ditës Botërore të Shëndetit është rëndësia e mbulimit universal të kujdesit shëndetësor. Mbulimi shëndetësor universal do të thotë që të gjithë, pavarësisht nga statusi i tyre ekonomik apo social, të kenë akses në shërbimet shëndetësore bazë pa u përballur me vështirësi financiare.



