Ish-këshilltari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Bannon është shprehur se nuk është fajtor në lidhje me akuzat për shpërdorim parash.
Ai u lirua me kusht, pas pagesës së një shume prej 5 milionë dollarësh, ndërsa është urdhëruar të qëndrojë në SHBA deri në përfundim të gjyqit.
Ish-këshilltari i presdientit Trump u arrestua të enjten në Nju Jork.
Prokuroria e Nju Jorkut e akuzon Steve Bannon dhe tre persona të tjerë për shpërdoimin e parave të donacioneve të mbledhura përmes një aksioni on-line për ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën.
Fushata për mbledhjen e donacioneve e emërtuar “We Build the Wall” (ne ndërtojmë murin) ka siguruar mbi 25 milionë dollarë prej "qindramijë donatorëve".
Të katërt ata dyshohet se kanë përdorur një rrjet kompanish “guackë” për të devijuar parat nga organizata jofitimprurëse e Steve Bannon në xhepat e tyre.
Mediat amerikane shkruajnë se nëse shpallen fajtorë, ata rrezikojnë të dënohen me 20 vjet burg.
Bannon bën pjesë ndër zërat më me influencë të kampit ultra-konservator në politikën e SHBA-së.
Për një kohë të gjatë ai ka qenë kryestrateg dhe shef i fushatës elektorale të presidentit Donald Trump.



