Di Caprio thirrje qeverisë shqiptare: Ndaloni ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë

Di Caprio thirrje qeverisë shqiptare: Ndaloni ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë

Aktori i njohur i Hollywoodit Leonardo Di Caprio i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Përmes një postimi në Instagram, ai është shprehur se qeveria shqiptare ka planifikuar një projekt që Vjosa të prodhojë sa më shumë energji elektrike.

Di Caprio e cilëson Shqipërinë si një nga vendet më të varfëra të Europës dhe tregon se lumi i Vjosës rrjedh nga shpatet e malit Pindu në Greqi dhe derdhet në brigjet e detit Adriatik.

Më tej, aktori i njohur evidenton dëmet që këto ndërtime do t’i sjellin ekosistemit si dhe kontaminimin e ujit.

Lumi i Vjosës rrjedh nga shpatet e malit Pindu në Greqi dhe derdhet në brigjet e detit Adriatik. Qeveria Shqiptare ka planifikuar një projekt që Vjosa të prodhojë sa më shumë energji elektrike për një nga vendet më të varfëra të Europës duke patur qëllim ndërtimin e 8 HEC-eve përgjatë rrjedhës së saj. Gjatë një studimi vendosin në pikëpyetje rolin e fuqizimit përmes ujit. Shumë kritikë thonë se përfitimet e HEC-eve janë të mbivlerësuara. Por ato bllokojnë rrjedhën natyrale të lumenjve dhe ndryshojnë përbërjen kimike të tyre”, shkruan Di Caprio.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy