
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, bëri të ditur sot se homologu i tij grek, Haris Thecharis, e ka garantuar atë se do të lejohet lëvizja e lirë e shqiptarëve në kufi, duke respektuar të gjitha protokollet anticovid.
Ministrat kanë zhvilluar sot një takim dypalësh.
Sipas Klosit, kjo lëvizje do t’i japë frymë dhe mundësi rimëkëmbjes së turizmit.
“Homologu grek, ministri i Turizmit, Haris Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anticovid. Kjo, për t’i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbjes së turizmit”, shkruan Klosi
Greqia së fundmi ka rihapur kufijtë për disa shtete. Por, Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në to. Kjo, pavarësisht shifrave shumë të ulëta të rasteve të reja ditore me Covid dhe fushatës së mirë të vaksinimit.
Kufiri ka qenë i mundur të kalohet vetëm nga personat me test negativ të Covid dhe në numër të limituar.
Nuk dihet nëse më 24 maj, Greqia do të rishikojë vendimin për të përfshirë edhe Shqipërinë në vendet nga të cilat pret udhëtarë. 24 maji, është përfundimi i afatit i shtyrjes së bllokimit të kufirit me Shqipërinë.



