Asgjësohen në Kosovë shpezë në 10 ferma si pasojë e gripit H5N8

Asgjësohen në Kosovë shpezë në 10 ferma si pasojë e gripit H5N8

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës, (AUV) ka asgjësuar një numër të shpezëve në dhjetë ferma familjare, në lokacione të ndryshme nëpër Kosovë, për shkak të diagnostikimit të tyre me virusin H5N8, apo siç njihet ndryshe, gripi i shpezëve.

“Fatmirësisht, deri më tani kemi të prekura vetëm një numër të kufizuar të fermave familjare, kurse fermat tjera komerciale, janë të lira dhe masat e biosigurisë nga fermerët janë marrë më kohë. 

AUV do të bëjë monitorimin që të vazhdojë mbikëqyrja e zbatimit të masave, që të mos kemi shtim të numrit të rasteve të prekura, apo ta tejkalojmë sa më lehtë që mos të kemi dëmtim ekonomik, qoftë për fermerë apo shtetin tonë”, tha zëdhënësi i AVUK-ut, Lamir Thaçi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gripi i tipit H5N8 është një nënlloj i virusit të gripit A (ndryshe i quajtur grip i shpezëve), i cili është shumë vdekjeprurës për zogjtë e egër dhe shpezët.

H5N8 zakonisht nuk infekton njerëzit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy