Lija e majmunëve, OBSH thotë se transmetimi i virusit mund të ndalet

Lija e majmunëve, OBSH thotë se transmetimi i virusit mund të ndalet

Është e mundur që të frenohet transmetimi i rasteve të lisë së majmunëve në vendet ku sëmundja nuk është endemike.

Kështu deklaroi Maria Van Kerkhove, drejtuese e kërkimit mbi sëmundjet e reja në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ne synojmë të ndalojmë transmetimin e virusit nga njeriu te njeriu dhe jemi në gjendje ta bëjmë këtë në vendet ku lija e majmunëve nuk është endemike. Jemi në një situatë ku mund të përdorim mjetet e shëndetit publik për të identifikuar herët rastet dhe për të adresuar izolimin e tyre.

Infektimi, ndodh përmes kontaktit të ngushtë fizik, lëkurë me lëkurë dhe shumica e rasteve të vërejtura deri më tani nuk e kanë sëmundjen në formë të rëndë. Identifikimi i hershëm dhe izolimi i rasteve janë pjesë e masave të rekomanduara nga OBSH.

Kerkhove shtoi se nuk është ende e qartë nëse virusi përgjegjës për linë e majmunëve, ka pësuar mutacion dhe se përgjigja mund të vijë vetëm nga analiza e sekuencës së tij gjenetike

Teksa disa raste të lisë së majmunit janë identifikuar në mesin e burrave që kanë kryer marrëdhënie seksuale me burra, nënvizohet se kjo nuk është një sëmundje homoseksuale, siç disa njerëz janë përpjekur të etiketojnë në rrjetet sociale.

Kjo deklaratë u bë nga Andy Seale, konsulent strategjik për programet globale në OBSH.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy