Ku u gabua me pandeminë/ Alimehmeti: Suedia pati sukses sepse ndoqi rrugën e të dhënave

Ku u gabua me pandeminë/ Alimehmeti: Suedia pati sukses sepse ndoqi rrugën e të dhënave

Në studion e lajmeve të MCN TV, epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se strategjia që ndoqi Suedia për menaxhimin e pandemisë ka rezultuar e suksesshme, pasi autoritetet u bazuan në të dhëna.

Absolutisht e drejtë. Sepse bazohej në të dhëna. Suedia ndoqi rrugën e të dhënave. Mund të kishte bërë edhe më mirë, sigurisht. Çdo shtet ka mësuar çfarë ka bërë keq dhe çfarë ka bërë mirë.

Alimehmeti renditi një sërë pikash, ku autoritetet shëndetësore të shumicës së vendeve të botës gabuan.

Gabimi i parë është nënraportimi. Po të shohësh shifrat kemi rreth 310 mijë raste në total. Pra 11%, 1 në 9. A është e vërtetë që vetëm një ndër 9 është prekur? Jo. Shumica e shqiptarëve është infektuar, madje 2 ose 3 herë.

Gabimi i dytë është që menduam se do të bllokonim forcën e natyrës. Mbylljet, bllokimet me të cilët menduam se do të bllokonim virusin. Disa njerëz e menduan veten më të fortë se Zoti. Imuniteti natyror do të ishte ai që do t’i vinte vulën. Ky është fat që shumë autoritete nuk e pranojnë: shumica e popullsisë e ka kaluar virusin.

Keqmjekimi ka qenë fatkeqësi e madhe. 76 $ e personave merrnin antibiotik, ku kishin nevojë vetëm 8% e tyre. Antibiotikët kanë efekte anësore dhe ulin imunitetin. Kortizonikët ishin gabim. U dhanë në sasi të madhe.

Infodemia. Shumë informacion i pasaktë, saqë një person nuk arrin të bëjë sintezën. Ishte një problem shumë i madh. As një person i fushës nuk arrin ta bëjë dot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy