Panairi i nxënësve për 1 qershorin, Manastirliu: Programi “Art, Zeje, Sport” do shtrihet në të gjitha shkollat

Panairi i nxënësve për 1 qershorin, Manastirliu: Programi “Art, Zeje, Sport” do shtrihet në të gjitha shkollat

Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, organizuan Panairin “Art, Zeje, Sport”, me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Në ditën e fëmijëve ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte bashkë me ta për të festuar dhe për të parë nga afër punimet kreative të nxënësve që u promovuan në këtë panair.

Ajo theksoi rëndësinë e Programit Kombëtar “Art, Zeje, Sport”, i cili ka bërë të mundur nxitjen dhe promovimin e kreativitetit në shkolla.

Drupal Ad

Programi kombëtar “Art dhe Zeje” është një prej programeve që lindi dy vote më parë dhe që ka bërë të mundur që në 200 shkolla në të gjithë vendin nga veriu në jug ne të mundemi që të stimulojmë dhe promovojmë kreativitetin e fëmijëve.

Të mundemi që të trasnemtojmë kulturën dhe traditën shqiptare.

Programi ka angazhuar mbi 700 mësues në 200 shkolla deri tani dhe synimi është që të shtrihet në të gjithë shkollat në vend.

Unë jam e bindur se shumë prej jush përmes programit “Art dhe Zeje” kanë zbuluar talente që i kanë pasur të fshehura dhe shumë mësues dinë se ku mund të mbjellin akoma më shumë aftësitë dhe njohuritë në mënyrë që talentet që ne sot kemi në shkollat tona të mundemi që t’i rrisim, t’i ndjekim dhe t’i promovojmë edhe në të ardhmen.

Ndaj dhe këtë program “Art dhe Zeje”, ne kemi vendosur që ta shtrijmë edhe në shkolla të tjera duke bërë të mundur që vitin e ri shkollor ta shtrijmë edhe në 100 shkolla të tjera dhe të arrijmë që në vitet e ardhshme programin “Art dhe Zeje” si një program jashtë programit mësimor të angazhojë të gjithë nxënësit, në të gjithë vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy