"Koronavirusi, ndëshkim hyjnor për homoseksualitetin", ministri izraelit del pozitiv

"Koronavirusi, ndëshkim hyjnor për homoseksualitetin", ministri izraelit del pozitiv

Në muajin mars e kishte quajtur pandeminë Covid-19 një “ndëshkim hyjnor për homoseksualitetin”, por me 1 prill ministri ultrakonservator i shëndetit izraelit, Yaakov Litzman doli pozitiv me koronavirus bashkë me gruan e tij.

Litzman, i cili është një rabin, ka shkelur në mënyrë të përsëritur masat për distancimin social, duke marrë pjesë në disa takime adhurimi dhe gjithashtu duke ekspozuar ndaj infeksionit autoritete të shumta në vend.

Kryeministri Benyamin Netanyahu është vetëkarantinuar, gjithashtu edhe kreu i Mossad, Yossi Cohen, por edhe shefi i shtabit Aviv Kohavi dhe dy gjeneralë të tjerë.

Në përgjithësi, komuniteti i madh ḥaredi, në të cilin Litzman është anëtar, ka shënuar një numër të madh infeksionesh për shkak të injorimit të masave të vendosura nga qeveria për të kufizuar përhapjen e virusit.

Kujtojmë se nuk ishte vetëm ministri Litzman ai që sulmoi komunitetin homoseksual, gjithashtu në Izrael, rabini ultraradikal Meir Mazuz, paradën e homoseksualëve e konsideroi një paradë kundra natyrës, pasi sipas tij, kur dikush shkon kundër natyrës, ai që e krijoi atë hakmerret ndaj tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy