Një konflikt pronësie është bërë shkak që një 37 vjeçare në kryeqytet të tentonte të hidhej nga një pallat 7 katesh. Ajo akuzonte ndërtuesin e pallatit në zonën e unazës së re se i ka marrë pronën dhe nuk i ka dhënë hyrjet që kishin rënë dakord para se të niste ndërtimi.



