Dita e Tokës/ Ruçi: Shëndeti i Tokës, premisa e një shoqërie të shëndetshme

Dita e Tokës/ Ruçi: Shëndeti i Tokës, premisa e një shoqërie të shëndetshme

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi përmes një mesazhi me rastin e Ditës së Tokës u shpreh se shëndeti i Tokës është premisa e një shoqërie të shendetshme.

“Dita e Tokës është dita që na kujton se toka është një burim i pazëvëndësueshëm prodhimi e mirëqenieje për njerëzimin. Kjo ditë na kujton se atdheu janë toka e njerëzit dhe Planeti, shtëpia e përbashkët e njerëzimit, mund të ketë paqe e mirëqenie vetëm nga bashkëjetesa, harmonia dhe miqësia jonë me mjedisin. Shëndeti i tokës dhe planetit është premisa e begatisë së njerëzimit dhe e një shoqërie të shëndetshme dhe një nga mbrojtësit më të sigurt lrej pandemive e fatkeqësive natyrore. Kjo ditë na kujton se duhet të vazhdojmë punët e mira që kemi nisur për të prodhuar ligje për të mbrojtur tokën dhe mjedisin dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm. E kam thënë dhe po e përsëris: Ne duhet të sillemi si bij të Tokës, jo si zotër të saj”, shprehet  Ruçi. 

22 prillin njerëzimi i ka shënuar si Dita e Tokës. 193 kombe e kanë njohur dhe i janë bashkuar nismës globale për të nderuar Tokën dhe Konceptin e Paqes në planet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy