Vijon aksioni në Theth, 80 objekte të klasifikuara për shembje (VIDEO)

Vijon aksioni në Theth, 80 objekte të klasifikuara për shembje (VIDEO)

Qysh prej orëve të para të mëngjesit të sotëm vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje të ndërtuara në parkun kombëtar në Theth. 

Gazetarja Bendis Druni raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se banorët janë përplasur me policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje për të garantuar vijimin e aksionit.

Në një nga bujtinat e zonës, pronarët kanë tentuar të ndalojnë këtë aksion, ndërsa pronares së biznesit në momentin që ka nisur shembja i ka rënë të fikët.

Pjesë e planit për tu shembur janë rreth 80 objekte të klasifikuara si pa leje. 

Disa prej bizneseve kanë rënë dakord me inspektorët dhe policinë që të bëjnë vetë çmontimin. Ndërsa të tjerë shprehen se nuk iu ka shkuar kërkesa se objekti i tyre duhet të shembet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy