Drejtori i shkollës ngacmonte seksualisht nxënëset/ Kushi: Do të dali para drejtësisë

Drejtori i shkollës ngacmonte seksualisht nxënëset/ Kushi: Do të dali para drejtësisë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit në Republikën e Shqipërisë, Evis Kushi, ka reaguar pas rastit të publikuar në media lidhur me ngacmimin seksual të kryer nga drejtori i një shkolle në Pogradec ndaj dy të miturave.

“Drejtori i shkollës në fshatin Stropckë të Pogradecit do të përgjigjet përpara drejtësisë dhe sigurisht do të marrë dënimin e merituar”, shkruan Kushi në njoftimin e saj.

Sipas ministres, në institucionet arsimore nuk do të ketë kurrë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve tanë, qoftë edhe vetëm me fjalë apo mesazhe.

Ajo thekson se kjo ngjarje nxjerr në pah përgjegjësinë e lartë që ka shërbimi psiko-social në shkollat i cili ndihmoi që rasti të identifikohet, trajtohet dhe referohet në institucionet kompetente, duke parandaluar degradimin e mëtejshëm apo ndonjë rrezik të mundshëm abuzimi e dhune ndaj të miturve.

“Detyrë e jona emergjente është forcimi dhe përmirësimi i këtij shërbimi, në bashkëpunim të ngushtë me prindërit, komunitetin, institucionet dhe shoqërinë, për të parandaluar fenomene të tilla të rënda dhe krijuar një mjedis sa më të sigurt e miqësor për të gjithë nxënësit dhe mësuesit”, shprehet Kushi në deklaratën e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy