Nxënësit e gjimnazit “Ibrahim Rrugova” në Kamzë, kanë tashmë një shkollë me standarde bashkëkohore dhe me kushte më të mira.
Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ndau sot pamje nga kjo shkollë e rikonstruktuar. Rama solli dëshmi të nxënësve ekselentë që kanë përfituar bursa nga bashkia e Kamzës, dhe të cilët janë 378 nxënës ekselentë.
“Mirëmëngjes dhe me këtë atmosferë e rrëfime nga gjimnazi i rilindur “Ibrahim Rugova”, tani me kushte ku e ku më të mira se ato para tërmetit dhe me lajmin e mirë, që në bashkinë Kamzë kanë përfituar bursa 378 nxënës ekselentë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Nxënësit u shprehën se pas shkëputjes nga pandemia erdhën në mjediset e shkollës dhe gjetën një ambient totalisht tjetër.



