Remdesiviri efekt të qartë pozitiv në trajtimin e COVID-19

Remdesiviri efekt të qartë pozitiv në trajtimin e COVID-19

Remdesiviri, një ilaç eksperimental antiviral, ka rezultuar i efektshëm në trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga kreu i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, doktor Anthony Fauci.

Kjo është hera e parë që një ilaç është treguar zyrtarisht se mund të përmirësojë rezultatet kundër virusit Covid-19, i cili ka shkaktuar më shumë se 200 mijë viktima në të gjithë botën, ndërsa ekonomitë e vendeve i ka futur në kolaps.

"Remdesiviri ka një efekt të qartë e të rëndësishëm pozitiv në zvogëlimin e kohës për t'u shëruar", u tha Fauci gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. "Ai është një ilaç që mund t’a bllokojë këtë virus”.

Fauci tha se pacientët që trajtoheshin me Remdesivir u duhej 11 ditë kohë për t’u shëruar krahasuar me 15 ditë që u nevojiteshin atyre pacientëve që u jepej placebo.

"Sa herë ka prova të qarta se një ilaç funksionon, kemi detyrimin etik që tua tregojmë menjëherë njerëzve që janë në grupin e atyre që trajtohen me placebo, që dhe ata të mund të kenë qasje. Provat e tjera që po kryehen tashmë me ta kanë një standard të ri të kujdesit", u tha Fauci gazetarëve.

Peter Horby, një epidemiolog në Universitetin e Oksfordit i cili nuk ishte i përfshirë në studim, tha: "Ne kemi nevojë për të parë rezultatet e plota, por nëse konfirmohet kjo do të ishte një rezultat fantastik dhe një lajm i shkëlqyeshëm për luftën kundër Covid-19".

Remdesiviri, një ilaç antiviral i prodhuar nga kompania amerikane “Gilead Sciences”, është një ilaç për përdorim intravenoz, që ndërhyn tek një enzimë që riprodhon materialin gjenetik viral.

Në testet e kryera tek kafshët kundër SARS-it dhe MERS-it, sëmundje të shkaktuara nga koronaviruse të ngjashme, Remdesiviri ka ndihmuar në parandalimin e infeksionit dhe uljen e ashpërsisë së simptomave.

Por ilaçi nuk është miratuar për përdorim të mundshëm nga asnjë vend në botë.

Covid-19 ka shkaktuar deri tani vdekjen e më shumë se 226,000 njerëzve në të gjithë botën, nga të cilët mbi 60 mijë në Shtetet e Bashkuara.

 Numri i personave të infektuar në SHBA e tejkalojn të një milion vetët, më shumë se në çdo vend tjetër të botës.

Të mërkurën Presidenti Donald Trump la të kuptohet se shifra është "tregues i mundësive superiore testuese të vendit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy