1 muaj nga vrasja e Martin Canit/ Krimi që do ish parandaluar po të mos heshtej, autori kërkon lirinë

1 muaj nga vrasja e Martin Canit/ Krimi që do ish parandaluar po të mos heshtej, autori kërkon lirinë

Prej afro një muaj familja e autorit të dyshuar për vrasjen e Martin Canit, s’ka kërkuar as falje e as shtrirë dorën e pajtimit. Këtë e Bënë me dije përpara hetuesve babai i 14-vjeçarit. Ëngjëll Cani thotë se as shkolla se kishte njoftuar më herët për konfliktin e të birit.

Më 18 Dhjetor 2024 mbushen një muaj nga vrasja e Martin Canit, 14-vjeçarit i cili jetonte mes pasionit për futbollin në Klubin Dinamo dhe në Bankat e Shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Në qeli për krimin e vrasjes ndodhet Mario Prelleshaj i cili nga apeli ka kërkuar lirinë, kërkesë e cila ende nuk është shqyrtuar. E teksa familja e Canit ende s’ka marrë përgjigjen finale nga drejtësia, ajo që ka ndodhur është heshtja nga familja e autorit të dyshuar.

Më 11 nëntor për herë të parë babai i Martin Canit mundi të marrë sendet personale të të birit që s’jeton më, e po ashtu të deklaroj dijeninë e tij para hetuesve. Emisioni “FactCheck” ka mundur të zbardhë deklarimet e tij dhënë para oficerëve të policisë gjyqësorë tiranë. Dëshmon për herë të parë babai i Martin Canit, i kthehet çanta e librave e të birit që iu vra.

Drupal Ad

Rrëfimi i Ëngjëll Canit

“Nuk jam vënë në dijeni nga shkolla apo instancat e tjera rreth një konflikti që ka patur 4 ditë para ngjarjes Martini me autorin Mario Përlleshaj. Deri më sot nuk më ka kontaktuar askush nga familja Prelleshaj, bashkëshortja ime ka marrë vetëm një telefonatë nga shkolla për çfarë kishte ndodhur, dhe pavarësisht tentativave për t’u lidhur me stafin e shkollës, nuk iu është ngritur telefoni. Çfarë ka ndodhur e kam mësuar pasi ka mbërritur në spital”.

Mario Prelleshaj rezulton se ishte konfliktuar më herët me Martin Canin, por as stafi i shkollës e as familjarët s’mundën të parandalonin vrasjen. E teksa ajo u paralajmërua në rrjetet sociale ku lundrojnë të miturit, bota e të rriturve përfshi mësuesit prindërit dhe shoqërinë u njohën me pasigurinë dhe konfliktin që të hënën prodhoi vrasjen.

Prelleshaj reklamonte këtë thikë, e cila plotëson kriteret e një thike luftarake me teh prerës dhe dhëmbëza. Sqarimin me Canin këtë herë vendosën ta bënin pas murit të shkollës në rrugicat e lagjes. Në as 30 sekonda Prelleshaj ka goditur plot 4 herë me thikë bashkëmoshatarin Cani duke i marrë atij jetën.

Ndërhyrja e kalimtarëve, nuk mundi ta shpëtojë atë pasi hemorragjia ishte e madhe dhe bëri që mjekët të mos arrinin dot ta mbanin në jetë pak minuta pasi u paraqit tek Trauma Martin Cani vdiq. E hëna e 18 nëntor ishte dita e fundit e tij e shkollës, ndërsa për autorin e dyshuar dita e parë e Izolimit për krimin e rënda. Prelleshaj pasi goditi Canin ka marrë një taksi dhe ka shkuar të kurohet në një spital privat, deri sa aty të mbërrinte babai i tij që jetonte në Lezhë.
Rrugën nga vendi i krimit deri tek spitali Prelleshaj e ka shfrytëzuar sërish për botën virtuale të adoleshentëve dhe të miturve duke treguar me mburrje në rrjetin social “Snapchat” se çfarë kishte bërë dhe se si ishte plagosur edhe vetë.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy