Pentagoni publikon 3 video të UFO-ve

Pentagoni publikon 3 video të UFO-ve

Pentagoni publikoi tre video të shkurtëra që tregojnë “fenomene ajrore të pashpjegueshme” që më parë ishin publikuar nga një kompani private.

Në pamjet e nxjerra nga Pentagoni shfaqen objekte të panjohura fluturuese që lëvizin me shpejtësi, ndërsa regjistrohen nga kamerat infra të kuqe.

Dy nga videot përmbajnë anëtarët e shërbimit që reagojnë me frikë se sa shpejt lëvizin objektet. Një zë spekulon se mund të jetë dron. Sipas CNN, Marina ka pranuar vërtetësinë e videove në shtatorin e vitit të kaluar.

Pentagoni tha se lëshoi pamjet për të qartësuar çdo ide të gabuar nga publiku, nëse pamjet që po qarkullojnë ishin të vërteta ose jo, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të Departamentit të Mbrojtjes.

"Pas një rishikimi të plotë, departamenti ka përcaktuar që lëshimi i autorizuar i këtyre videove të paklasifikuara nuk zbulon ndonjë aftësi ose sistem të ndjeshëm dhe nuk imponon ndonjë hetim të mëvonshëm të inkursioneve ushtarake të hapësirës ajrore nga fenomene ajrore të paidentifikuara", thuhet në deklaratë.

Të tre videot tregojnë se çfarë panë pilotët gjatë fluturimeve stërvitore në vitet 2004 dhe 2015.

Dy prej videove u publikuan nga New York Times në 2017. Videoja tjetër u publikua nga grupi To The Stars Academy of Arts and Science, një media dhe organizatë shkencore private.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy