Në godinën që po ndërtohet nga kompania “Garden Rezidencë Turdiu” me ortak Kastratin, punimet vijojnë normalisht një ditë pas vdekjes së punëtorit 63-vjeçar.
Inspektoriati Shtetëror i Punës thotë se ka vendosur masën e pezullimit, por me sa duket firma ndërtuese nuk e ka zbatuar.
Ndërkohë nga një vëzhgim i TVT del se shumë kompani ndërtimi nuk i zbatojnë rregullat e sigurimit teknik.



