Shembjet në Lezhë/ Ndoji: 12 familje në qiell të hapur, të trajtohen me statusin e të pastrehëve

Shembjet në Lezhë/ Ndoji: 12 familje në qiell të hapur, të trajtohen me statusin e të pastrehëve

Bashkia e Lezhës ka ndërmarrë këtë të enjte një aksion për prishjen e disa objekteve në zonën pas Katedrales së qytetit. Në këtë sipërfaqe është parashikuar ndërtimi i një qendre sociale në shërbim të moshës së tretë.

 

Donika Ndoji, kryetare e PD-së në Lezhë tha se 12 familje ndodhen në qiell të hapur dhe pa sigurinë se bonusi që i është premtuar do të jetë i barasvlershëm me çmimet që fron tregu.

 

Sipas Ndojit, Bashkia e Lezhës duhet t’i trajtojë këta qytetarë me statusin e të pastrehëve dhe të ndërtojë një objekt që t’i ofrojë atyre një strehim dinjitoz.

 

Kemi 12 familje që sot janë në qiell të hapur dhe nuk kanë një bonus qiraje që është konform me çmimin e tregut.

 

Bashkia e Lezhës i ka thënë që do të trajtohen me bonus qiraje, por këta nuk e dinë sa do të jenë bonusi i qirasë pasi vlera e tregut është shumë e lartë dhe bonusi i qirasë nuk do e justifikojë.

 

Bashkia t’i trajtojë me statusin e të pastrehit, të ndërtojë një objekt që t’i sigurojë një strehim dinjitoz dhe afatgjatë. Nuk duhet trajtuar si numra. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy