Që prej orës 17:00 të së premtes, qytetarët vijojnë të protestojnë duke iu drejtuar “Zogut të Zi”. Një pjesë e tyre mësohet se janë ulur këmbëkryq në këtë zonë, duke bllokuar kështu edhe kalimin e mjeteve.
Por ajo që vihet re në ditën e tretë të protestës në kryeqytet është numri shumë i madh i policëve, duke përfshirë dhe pjesëmarrjen e forcave speciale, të cilët po përdorin forcën për largimin e protestuesve.
Për përplasjet e ndodhura në këtë zonë janë shoqëruar edhe disa protestues, mes të cilëve ka edhe adoleshentë.



