“Do mbaheni mend si më i urryeri që nga Mehmet Shehu”/ Imami i Durrësit letër të hapur Ramës: Jep dorëheqjen

“Do mbaheni mend si më i urryeri që nga Mehmet Shehu”/ Imami i Durrësit letër të hapur Ramës: Jep dorëheqjen

Imami i Xhamisë së Madhe në Durrës, Ervin Qylafku, i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar dorëheqjen e menjëhershme.

Ai thekson se kabineti qeveritar ka humbur çdo besueshmëri morale dhe se largimi i tij është një hap i nevojshëm për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm dhe tensionet shoqërore në vend. 

 

Zoti Kryeministër, përmes kësaj letre të hapur po ju drejtohem publikisht për t'ju bërë thirrje të relektoni mbi gjendjen që po përjeton vendi ynë dhe të merrni vendimin e vetëm të duhur që ju ka mbetur: të jepni dorëheqjen.

 

Dorëheqja juaj sot nuk do t'i fshijë dëmet e mëdha të shkaktuara, por të paktën do të shërbejë si një hap minimal për të ndalur përkeqësimin e mëtejshëm dhe për të rregulluar diçka nga zullumet e qeverisë dhe të ministrave tuaj. Kabineti juaj ka humbur çdo lloj besueshmërie dhe legjitimiteti moral përpara qytetarëve shqiptarë.

 

Nëse refuzoni të dëgjoni zërin e arsyes dhe vazhdoni të mbaheni pas karriges, pasojat e historisë suaj politike do të jenë të pariparueshme: do të mbaheni mend si kryeministri më i urryer i Shqipërisë që nga koha e Mehmet Shehut. Koha për arsyetime ka mbaruar. 

 

Shqipëria dhe qytetarët e saj meritojnë një të ardhme tjetër, të çliruar nga korrupsioni dhe dështimet e kësaj qeverisjeje. Të vetmin shërbim që mund t’i bëni shqiptarëve në këto momente është të ruani gjakderdhjen dhe vëllavrasjen.  Jepni dorëheqjen tani!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy