Kushi në Forumin e Prespës: Të rinjtë ballkanas largohen drejt vendeve të BE, ne po punojmë t’i mbajmë në vend

Kushi në Forumin e Prespës: Të rinjtë ballkanas largohen drejt vendeve të BE, ne po punojmë t’i mbajmë në vend

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, e pranishme sot në Forumin e Prespës, është shprehur se përmes rritjes të cilësisë së arsimit dhe ofrimit të mundësive brenda vendit, Shqipëria synon që ta ulë trendin e të rinjve që largohen drejt vendeve të Bashkimit Evorpian.

Ajo ka nënvizuar se një ndër problemet kryesore me të cilat përballet Ballkani është largimi i të rinjve drejt vendeve të BE-së, qoftë për shkak të synimit për arsim më të mirë, apo për shkak të punësimit.

Këtë deklaratë ajo e ka dhënë në Forumin e Prespës, në fokus të të cilit është bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, si dhe temat që prekin të rinjtë e Rajonit.

Ministrja ka analizuar dhe zgjidhjen që, sipas saj, ka gjetur Qeveria e Shqipërisë për të reduktuar numrin e të rinjve që largohen nga vendi.

“Ne po punojmë për të rritur cilësinë e arsimit”, tha Kushi.

Kjo gjë, sqaroi Kushi, po bëhet duke evropianizuar sistemin arsimor dhe bashkëpunuar me universitetet më prestigjioze në Evropë.

Ajo risolli në vëmendje, dy programet të cilat janë implementuar në Shqipëri, ai i punësimit të studentëve ekselentë në administratën shtetërore dhe programi Kombëtar i Praktikave të Punës.

Sipas Kushit në këtë mënyrë u jepet mundësia studentëve të punësohen në administratë pa pasur një eksperiencë pune të mëparshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy