Rregullat e reja për të dalë nga shtëpia, ku dhe si mund të aplikoni

Rregullat e reja për të dalë nga shtëpia, ku dhe si mund të aplikoni

Nga sot, e hënë 30 mars, hyn në fuqi rregulli i ri për qytetarët për të bërë pazar apo për arsye të tjera të domosdoshme. Që dikush të dal nga shtëpia duhet të pajiset me një autorizim paraprak. Rregulli vlen vetëm për zonat urbane dhe kush e shkel këtë urdhër rrezikon të gjobitet.

Për këtë leje mund të aplikojë brenda 24 orëve vetëm një prej anëtarëve të familjes me përjashtim të pensionistëve që nuk duhet të dalim nga shtëpia. Ndërkohë, autorizimi është i panevojshëm për personat që shkojnë në punë.

Por si mund të aplikojmë për këtë autorizim?

Nëpërmjet e-Albania

Shkoni tek www.e-albania.al dhe identifikohuni ose regjistrohuni nëse nuk e keni përdorur platformën më parë. Më pas kërkoni “Leje për Dalje“, ose klikoni këtu dhe mund të kryeni aplikimin duke zgjedhur datën dhe orarin e lëvizjes tuaj.

Me SMS

Në mënyrë alternative, mund të dërgoni një SMS në numrin 55155, me përmbajtje numrin e identifikimit dhe orarin kur doni të bëni pazar ditën e nesërme (shembull: A12345678B 1000). Kujdes, ora duhet shkruar si një numër i vetëm (0600, 0700, 0800, 0900, 1000, 1100…).

Pavarësisht se leja ka një afat vetëm 1 orë, tejkalimi nuk do të gjobitet.

Gjatë aplikimit është e rëndësishme vendosja e saktë e të dhënave që i kërkohen aplikuesit, motivi i qarkullimit dhe itineraret e kërkuara. Në përfundim të aplikimit shfaqet një numër aplikimi, i cili i jep mundësinë qytetarëve të ndjekin fazat e konfirmimit të kërkesës së tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy