Ministria e Shëndetësisë në Itali, kundrejt situatës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19, ka marrë disa masa shtesë.
Duke filluar nga duke filluar nga dita e nesërme, më 26 tetor, udhëtimet për turizëm nga Shqipëria drejt Italisë nuk do të lejohen.
Vendi fqinj ka mbyllur kufijtë “për udhëtime jo esenciale” me Shqipërinë, e cila është renditur në listën E të Italisë, duke u cilësuar si vend rreziku.
Ky vendim do të jetë i vlefshëm deri më 15 dhjetor 2021.
Një ndër masat që ka marrë Italia për të gjithë shtetasit nga Shqipëria që mund të udhëtojnë atje vetëm për arsye pune, urgjence, çështje shëndetësore apo edhe rikthim në banesën e rezidencës, është karantina 10-ditore.
Nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova nuk ka kufizime të udhëtimeve.



