Avokati i Popullit: Të rritet mbështetja për të prekurit me Covid

Avokati i Popullit: Të rritet mbështetja për të prekurit me Covid

Avokati i Popullit, me anë të një deklarate për mediat, i bën thirrje qeverisë, që të rritet mbështetja për të prekurit nga koronavirusi. Po ashtu, Avokati i Popullit thekson se gjithashtu duhet që të rimbursohen edhe analizat e ekzaminimet e të sëmurëve.

Institucioni vëren se ndonëse në nëntor të vitit të kaluar është miratuar një Vendim i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e paketës së trajtimit COVID-19 ambulator në banesë të  personave të diagnostikuar me COVID-19”, numri i përfituesve ka qenë tepër i ulët krahasuar me shkallën e gjerë të prekjes së popullatës nga kjo sëmundje pandemike.

Në një rekomandim adresuar Ministrisë së Shëndetësisë, Avokati i Popullit ka kerkuar marrjen e masave të menjëherëshme për zgjerimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë të personave të diagnostikuar me COVID-19, duke përfshirë në të analizat laboratorike dhe ekzaminimet imazherike për diagnostikim dhe monitorim të ecurisë klinike të pacientit.

Avokati i Popullit ka kërkuar po ashtu garantimin e ofrimit pa asnjë diskriminim të shërbimit shëndetësor, duke përfshirë si kategori përfituese edhe individët të diagnostokuar me Covid -19, për periudhën Mars-Nëntor 2020.

Në një tjetër pikë, institucioni më i madh i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vend, ka kërkuar nga  autoritetet shëndetësore për garantimin e ofrimit pa asnjë diskriminim të shërbimit shëndetësor, paketë barnash, duke mos e kufizuar atë vetëm për pacientët e konfirmuar pozitivë me tampon nga institucionet shëndetësore publike por duke e ofruar atë për të tërë pacientët e diagnostikuar me këtë sëmundje infektive pavarësisht mënyrës së kryerjes së ekzaminimit apo institucionit shëndetësor kur është kryer ai.

Institucioni i Avokatit të Popullit sjell në vëmendje se mbrojtja e shëndetit dhe e drejta për kujdes shëndetësor është një e drejtë e mbrojtur jo vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shiqipërisë dhe aktet ligjore në RSH, por edhe nga një sërë aktesh ndërkombëtare në të cilat vendi ynë ka aderuar, të tilla si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Karta Sociale Evropiane, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy