32 familje në Durrës mbeten në rrugë, përmbarimi liron dy godina (VIDEO)

32 familje në Durrës mbeten në rrugë, përmbarimi liron dy godina (VIDEO)

Ka vijuar aksioni për lirimin e dy godinave në plazhin e Durrësit, ku janë strehuar 32 familje. 

 

Gazetarja Ervina Garo raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV se ka pasur kundërshti nga banorët por jo rezistencë me force ndaj përmbarimit, i cili ka boshatisur godinat që t’ia rikthyer pronarit të truallit i cili ka pasur të drejtën e parablerjes dhe në këto kushte janë shitur dy godinat, duke vënë në vështirësi këta banorë.

 

Prej më shumë se tre dekadash, ato gëzonin statusin e të pastrehëve dhe ishin sistemuar në godinat numër 36 dhe 38 në rrugën “Albanopoli”. 

 

Por më 20 shtator të vitit 2012, Bashkia e Durrësit dhe Ministria e Financave ia shitën këto godina pronarit të truallit Mikel Noçka.

 

Banorët thonë se nuk janë kundër zbatimit të vendimit, por duhej të pritej që vendimi i gjykatës të merrte formën e prerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy