Shtrenjtimi i karburanteve/ Cara, Bara e Hoxha: Taksistët po dënohen. Bordi, propagandë

Shtrenjtimi i karburanteve/ Cara, Bara e Hoxha: Taksistët po dënohen. Bordi, propagandë

Bilbil Cara, kryetar i Sindikatës Shqiptare të Taksive; Xhevit Bara, sekretar i Sindikatës Shqiptare të Taksive dhe Gëzim Bardhi, kryetar i Shoqatës së Taksive, “Tirana” thanë në studion e MCN Informacion se rritja e çmimit të karburanteve po ndikon tek qytetarët dhe personat që ofrojnë këtë shërbim.

 

Sipas tyre, taksistët po çojnë në familjet e tyre 15 mijë lekë më pak dhe se bordi i transparencës është vetëm propagandë. 

 

Bilbil Cara: 

 

Rritja e çmimit të karburanteve ndikon shumë fort tek shërbimi i taksisë. Kjo rritje e çmimit të karburanteve here pas here ndikon tek shërbimi. Duke e marrë shtrenjtë karburantit, jam i detyruar të rris çmimin, kjo ndikon tek qytetarët. Të paktën të mbështetemi me diçka.

Tarifat e taksimetrit bëhen me vendin të Këshillit Bashkiak. Por duke u rritur çmimi i karburanteve dhe duke mos ndryshuar tarifave është presion ekonomik mbi familjet që kanë një person që punon taksist. 

Bordi dhe qeveria bën jetë virtuale. Kanë lapsin, dhe thonë kështu do e bëjmë se kështu na intereson. 

 

Xhevit Bara: 

 

Taksistët po dënohen. Çdo taksist çon të ardhura në shtëpi 150 mijë lekë më pak.

Qeveria ka vendosur të subvencionojë autobusët, ne na quajnë shërbim qejfi.  

 

Gëzim Bardhi: 

 

Edhe jemi vendi më i varfër në Evropë, kemi çmimin më të lartë të karburanteve. Jemi vërtet të dënuar. Të thuash që ai që lëviz më shumë të paguajë më shumë, çfarë është kjo? Një njeri e bie naftën këtu, ai ia sjell të gjithëve. Bordi është fallso. 

E quajnë vetën social këta. Ata mbështesin zotërinjtë që janë të pasur. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy