Digjen brenda në stallë mbi 300 kokë dele

Digjen brenda në stallë mbi 300 kokë dele

Mbi 300 kokë dele janë djegur të hënën brenda një stalle në Biçukas të Divjakës.

Mësohet se stani nuk ka pasur roje, çka ka sjellë djegien e të gjithë gjësë së gjallë brenda një ore.

Pronari i stanit, Avdulla Gjeta mendon se zjarri ka ndodhur për shkak të një kabulli të amortizuar elektrik që përdorej për ndriçim.

Me këtë biznes ushqehen tetë anëtarë të familjes, të cilët nuk e kanë pasur as të siguruar.

Pavarësisht faktit se policia dhe zjarrëfikësja u njoftuan në kohë, asgjë nuk u arrit të shpëtohej.

Të gjitha bagëtitë e djegura do të groposen nga Bashkia Divjakë, ndërsa policia ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e vërteta të rënies së zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy