Shoqata e bareve dhe restoranteve i është drejtuar me një letër kryeministrit Rama, të cilit i kërkon që të mos ketë kufizim të orarit për lokalet që do të hapen pas 18 majit.
Kreu i kësaj shoqate thotë se në 50 ditë e izolimit humbjet kanë qenë shumë të mëdha dhe se vetëm 20 për qind kanë arritur të marrin pagën e luftës.



