Llambat ultravjollcë "shkatërrojnë" virusin Covid-19

Llambat ultravjollcë "shkatërrojnë" virusin Covid-19

Metrotë dhe autobusët e transportit publik në qytetin e Nju Jorkut kanë nisur përdorimin e llambave të fuqishme ultravjollcë për të dezinfektuar ambientet.

Mësohet se Autoriteti i Transportit Metropolitan (MTA) ka vendosur 150 pajisje të lëvizshme me llamba ultravjollcë si pjesë e fazës së parë të planit.

Kjo iniciativë është pjesë e një partneriteti midis MTA dhe Universitetit të Columbias, sipas të cilëve, drita UVC mund të përdoret për të zhdukur virusin Covid-19.

Drita UVC, e cila po përdoret për dezinfektimin e autobusëve është konsideruar si shumë efikase për luftën ndaj virusit Covid-19 që mund të gjendet në sipërfaqet e autobuzëve, trenave dhe metrove”, tha David Brenner, drejtor i qendrës për kërkime radiologjike në Universitetin e Columbias.  

Ekspertët mendojnë se drita ultravjollcë UVC është shumë efikase për eleminimin e materialit organik të grimcave virale dhe mund të shërbejë për rrjedhojë edhe për zhdukjen e koronavirusit.

Kujtojmë se llambat UVC dhe robotët po përdoren gjithashtu për pastrimin dhe sterilizimin e ujit, objekteve laboratorike dhe hapësirave të autobusëve dhe aeroplanëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy