OBSH: Në Shqipëri dhe 10 vende të tjera koronavirusi ka patur rritje domethënëse

OBSH: Në Shqipëri dhe 10 vende të tjera koronavirusi ka patur rritje domethënëse

Nëpërmjet drejtorit për Europën, Hans Kluge, OBSH thotë se Europa ka pasur një rritje javore të rasteve të të infektuarve me koronavirus, për herë të parë pas disa muajsh. Sipas Kluge, shkruan BBC, në 11 vende, shpejtësia e përhapjes së virusit ka shkaktuar një “rritje domethënëse të numri të infektimeve dhe nëse nuk merren masa do të ketë pasoja në sistemin shëndetësor të këtyre vendeve, por edhe të Europës”.

Në këto 11 vende bën pjesë edhe Shqipëria, ndërkohë që vendet e tjera janë: Armenia, Azerbajxhani, Bosnje Hercegovina, Kazakistani, Kosova, Kirgistani, Maqedonia e Veriut, Republika e Moldavia, Suedia dhe Ukraina.

Sipas BBC, më shumë se 2,6 milionë raste nga COVID-19 dhe 195,000 vdekje janë raportuar në rajonin evropian të OBSH-së, i cili është i shtrirë, duke përfshirë 54 vende dhe shtatë territore në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore.

“Për javë të tëra, unë kam folur për rrezikun e ‘rigjallërimit’ pasi vendet rregullojnë masat. Në disa vende në Evropë, ky rrezik tani është bërë realitet. 30 vende kanë parë rritje të rasteve të reja kumulative gjatë dy javëve të fundit!”- tha Dr. Kluge gjatë një konference ditën e sotme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy