Jashari: Gjatë historisë, gruaja është përdhunuar si vlerë. Islami e barazoi me burrin

Jashari: Gjatë historisë, gruaja është përdhunuar si vlerë. Islami e barazoi me burrin

Në emisionin “Arnautistan”, prof. dr. Sabaudin Jashari analizoi rolin që i jepet gruas në islam. Jashari tha se Kurani e vendos gruan në piedestal. Ai debatoi me moderatorin Nano lidhur me pikëpamjen e këtij të fundit për natyrën mizogjine të Kuranit. 

Sabaudin Jashari: Janë 250 ajete kuranore që e ngrenë gruan në një piedestal të jashtëzakonshëm, që nuk ka ideologji në botë që ia ka ofruar. 

Mustafa Nano: Ma ilustro që e ngre në piedestal. 

Jashari: Allahu burrin dhe gruan i konsideron bazën e lindjes së njerëzisë. 

Nano: Këtu nuk ka thënë ndonjë gjë të madhe. Burri dhe gruaja.. Dakord! Çdo idiot mund ta thotë këtë gjë.

Jashari: Ti je ateist apo jo? 

Nano: Po.

Jashari: Ti thua që njeriu vjen nga lënda. Këtu fillon ndryshimi i të menduarit tonë. Materializmi nuk e prodhon këtë. Arsyeja materialiste nuk arrin deri këtu. Gruaja gjatë historisë është përdhunuar si vlerë, si koncept. Vjen islami dhe vendos një bazë të padiskutueshme të barazisë mes burrit dhe gruas që në vetvete është edhe barazia mes gjithë etnive. 

Nano: Ma provo këtë.

Jashari: Allahu thotë: O ju njerëz, kini droje prej Zotit tuaj, që ju ka krijuar prej një burri dhe një gruaje dhe prej tyre ka krijuar popuj dhe fise që ju të njiheni. Pra, këtë mirësi ia ka dhënë burrit dhe gruas. Është burimi i të gjithë njerëzisë dhe nuk ka gjë më të madhe se kjo. 

Nano: Mua më pëlqen që kam përballë një imam që bën interpretime të tilla. Por pyetja ime është si t’ia bëjmë me ajetet e tjera, me lejen që u jepet burrave për të marrë deri në katër gra?

Jashari: Askund nuk thuhet në Kuran që gratë janë një gradë më ulët se burrat. Kruani thotë se në jetën bashkëshortore, të parëllëkun e familjes, Zoti ia ka dhënë burrit. Sepse Zoti e ka ngarkuar burrin me detyrën financiare për mbrojtjen e familjes. Si çdo shtet që e ka një të parë, te familja Zoti ia jep burrit. Duke qenë se e ka ngarkuar financiarisht ta mbajë familjen, natyrshëm një nga qëllimet kryesore është ta mbajë familjen bashkë për të luajtur rolin madhor të lindjes dhe kultivimit të njeriut të drejtë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy