
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kujton se para 25 vitesh forcat e Sllobodan Millosheviçit rrethuan familjen Jashari dhe se ata qëndruan siç di të qëndrojë shqiptari.
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, ai shton se sakrifica e familjes Jashari, të prirë nga Ademi legjendar, është themeli i lirisë të Kosovës.
Në atë kohë, ne, Shqipëria, ishim të gjithë me zemër e me vepra në mbështetje të Kosovës.
Shpejt do të vijë koha që Shqipëria do të jetë prapë 100% në mbështetje të Kosovës.
Lavdi të përjetshme Adem Jasharit dhe heronjve të Kosovës.



