Banorët e Rrjollit kanë zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci për problematikën e pronësisë së tokës ku po ndërtohet resorti “Blue Borgo” nga kompania “Gener 2”, por ai u ka thënë se nuk ka asnjë kompetencë për këtë çështje. Banorët paralajmëruan se do t’u drejtohen ambasadave ndërkombëtare, pasi kanë humbur besimin tek institucionet e vendit.



