Një grup ekspertësh të mjedisit vendas dhe të huaj kanë vijuar betejën lidhur me kundërshtimin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës në luginën e Nartës. Ekspertët shprehen se degradimi i një ekosistemi të tillë nuk ka pasoja vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Ata kërkojnë bashkimin e më shumë qytetarëve për këtë kauzë.



