Emigrantët/ Ishte Bansky ai që financoi anijen e kërkim-shpëtimit Louise Michel

Emigrantët/ Ishte Bansky ai që financoi anijen e kërkim-shpëtimit Louise Michel

Artisti britanik i rrugës Banksy ka financuar një anije për të shpëtuar emigrantët që përpiqen për të mbërritur në Europë nga Afrika e Veriut.

Anija, e quajtur Louise Michel, në nder të anarkistes feministe franceze, u nis me 18 gusht nga porti spanjoll i Burriana, afër Valencias. Tani ndodhet në ujërat e mesdheut qendror, ku të enjten shpëtoi 89 persona, mes tyre 14 gra dhe katër fëmijë.

Anija për momentin është në kërkim të një porti të sigurtë për të zbritur emigrantët ose për t’i transportuar ata në një anije europiane të rojeve bregdetare.

Ekuipazhi, i përbërë nga disa aktivistë europianë me përvojë të gjatë në operacionet e kërkim-shpëtimit, kishte asistuar edhe në dy operacione të tjera shpëtimi, duke garantuar jetën e 105 personave, të cilët tashmë janë të sigurtë në bordin e anijes Sea-Watch 4.  

E pikturuar në ngjyrë rozë të ndezur, me imazhin e një vajze të vogël e veshur me një jelek shpëtimi dhe që mban në dorë një komardare sigurie në formë zemre, e krijuar nga vetë Bansky, “Louise Michel” valvit flamurin gjerman teksa lundron në ujërat e mesdheut.  

Anija me një motor prej 31 metrash, më parë ishte në pronësi të autoriteteve doganore franceze është më e vogël, por më e shpejtë se anijet e tjera të OJQ-ve.

Përfshirja e Banskyt në këtë mision shpëtimi daton që nga shtatori i vitit të kaluar, kur ai kontaktoi kapitenen gjermane, Pia Klemp, e cila është ish-kapitene e disa anijeve të OJQ-ve që kanë shpëtuar mijëra njerëz gjatë viteve të fundit.

Në një email të thejshtë të botuar nga “The Guradian”, Bansky i shkruajti Klemp: Përshëndetje Pia, unë e lexova historinë tuaj në gazetë. Unë jam një artist që kam punuar për emigrantët, por që s’mund t’i mbaj ato të ardhura që kam fituar. Ndoshta ju mund t’i përdorni ato për të blerë një anije.

Pia Klemp

Klemp, e cila fillimisht mendoi se ishte një shaka, beson se ajo u zgjodh nga Bansky për shkak të qëndrimit të saj politik. “Unë nuk e shoh shpëtimin e emigrantëve në det si një veprim humanitar, por si pjesë të një beteje antifashiste”, i tha ajo, “The Guardian”.

Ajo e ka bërë të qartë se përfshirja e Banskyt për të mbështetur financiarisht operacionet humanitare është e kufizuar. “Bansky nuk pretendon se di më mirë se ne të drejtojë një anije, ashtu siç ne nuk pretendojmë të jemi artistë”.

“Louise Michel”, me një shpejtësi të lartë prej 27 nyje, do të jetë në gjendje të kalojë të ashtuquajturën roje libiane, para se ata të shkojnë me anije për të kapur emigrantët për t’i kthyer përsëri në kampet e paraburgimit në Libi.

Ekipet e shpëtimit të OJQ-ve kanë kritikuar prej kohësh kthimin masiv të emigrantëve në Libi nga rojet bregdetare libiane në bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së. Organizatat ndërkombëtare kanë akuzuar rojet bregdetare libiane për keqtrajtim të emigranteve në det ose shitjen e tyre tek forcat ushtarake libiane, pasi i kanë përgjuar ata.

Organizatat Ndërkombëtare për Migracionin kanë deklaruar se më shumë se 7.600 emigrantë janë kapur deri më tani për 2020 dhe janë kthyer në Libi, një vend i shkatërruar nga lufta, ku grupe të ndryshme politike vazhdojnë të luftojnë për pushtet.

Për vitin 2020, zyrtarisht bëhet me dije se më shumë se 500 refugjatë dhe emigrantë kanë vdekur në Detin Mesdhe, por shifra reale mendohet të jetë më e lartë. Vetëm të mërkurën, 45 persona, përfshirë pesë fëmijë, humbën jetën, pasi motori i varkës së tyre shpërtheu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy