Janë dashur vetëm pak orë reshje shiu që rrugët në qytetin e Shkodrës të pushtohen nga uji, si dhe tokë e banesa në rrethinat e saj të përmbyten. Banorët thonë se shkak për këtë situatë është mospastrimi i kanaleve, ndërsa dëmet llogariten të mëdha.
Probleme janë regjistruar edhe në Vaun e Dejës, ku dhjetëra hektarë tokë janë përmbytur nga uji.



