Ekspertja e arsimit Irsa Ruçi, e vlerëson paralajmërimin e Ministrisë së Arsimit për rishikim të kurrikulës parauniversitare dhe rishikimin e 171 teksteve mësimore.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, ajo deklaroi se në shkolla u hodhën tekste me gabime dhe kopje shabllon të vendeve të tjera.
Sipas saj, kjo reformë vjen edhe në kuadër të rekomandimeve të Bashkimit Europian për tu afruar me standardet e tyre.
Tekstet mësimore kanë qenë në vëmendje për shkak të gabimeve të ndryshme logjike dhe gramatikore. Pati në një periudhë të caktuar një ide apo u hodhën në zbatim, hedhja e teksteve të huaja që u kopjuan në mënyrë gati shabllone dhe iu prezantuan të rinjve.
Çfarë efekti patën? Duke qenë se ishin tekste të huaja, ato i përkisnin një tjetër mentalitete dhe kulture. U hodhën shabllon pa u testuar mentaliteti kulturor i trashëguar ndër breza. Fëmija shkon në bankat e shkollës dhe ndjehet i huaj për atë që mëson dhe kjo është e para gjë që çon në nevojën e rishikimit të teksteve mësimore.
Duket sikur është ndjekur një filozofi e tillë që një lëndë të bëhet e dashur, të shkohet deri në banalitet dhe thjeshtëzim. Shkolla është për të krijuar modele, të cilat duhet të vijnë nga shembujt më të mirë. Nëse janë tekste të thjeshtëzuara nuk do ketë interes nga të rinjtë.
Shkolla ka nevojë të jetë në kuadër të shkencës. Arsimi është një nga shtyllat kryesore në përafrimin me standardet e Bashkimit Europian. Janë paraqitur rekomandimet e tyre dhe është mirë që këto rekomandime të afrohen deri diku.



