
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri.
Deri më tani është bërë i mundur izolimi i vatrave në fshatin Halil, bashkia Krujë; fshatin Velçan, bashkia Berat; fshatin Bogë dhe Fshatin Flakë bashkia Malësi e Madhe; fshatin Shkallnur, bashkia Durrës; fshatin Barbullush, bashkia Vau- Dejës; fshatin Shargë, bashkia Vorë; fshatin Shijon, bashkia Elbasan; fshatin Shtëpanjë, bashkia Cërrik; fshatin Qaf Shkallë, bashkia Belsh; fshatin Gravë - Burimi Merkos, bashkia Finiq; fshatin Helshan, bashkia Has dhe fshatin Dragobi, bashkia Tropojë.
Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 436 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 29 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.
Helikopteri i Forcës Ajrore ka operuar në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë.
Aktualisht janë aktive vatrat në:
-Fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë.
-Fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin.
-Fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Prrenjas.



