Dollenberg: Në 5 vitet e ardhshme do vazhdojmë të kemi humbje të mëdha të bluzave të bardha

Dollenberg: Në 5 vitet e ardhshme do vazhdojmë të kemi humbje të mëdha të bluzave të bardha

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, ndan mendimin se largimi i mjekëve nga Shqipëria drejt Gjermanisë, nuk do të ndalet të paktën edhe në 5 vitet e ardhshme.

Duke folur nga studio e MCN Live, ajo tha se rinia dhe jo vetëm mjekët e diplomuar janë sensibilizuar të mësojnë si gjuhë të dytë gjermanishten, pasi aktualisht tendenca është Gjermania.

Dollenberg deklaroi se ky ndryshim vetëm në këtë dekadë të fundit, tregon se mentaliteti ndaj Gjermanisë ka ndryshuar dhe se zhvendosja e popullatës së re shqiptare, është një fenomen sa i trishtë dhe real.

Ajo tha se e cilëson veten si një person që ka gjetur veten e vetë në profesionin e vetë, ku Gjermania i është gjetur në faktin që e ka lejuar të punojë si mjeke dhe se e ka trajtuar me drejtësi.

Se padrejtësia sociale dhe nga ana psikologjike të demotivon. Se dhe motivimi që të punosh me të njëjtën forcë dhe përkushtim të demotivon, kur shikon që në Shqipëri, shumë të tjerë arrijnë shumë më shumë në një kohë shumë më të shkurtër.

Nuk mund të arrijmë një qëllim nëse nuk respektojmë dinjitetin e skuadrës. Ndaj kemi një idealizim të lartë të Gjermanisë, se shohim që funksionon sistemi.

Është fati individual i mjekëve dhe infermierëve që vetë e vendosin nëse do largohen ose jo.

Kështu që në 5 vjeçarin e ardhshëm do vazhdojmë të kemi humbje të mëdha të bluzave të bardha por dhe në profesione të tjera.

Kemi më pak të rinj këtu dhe ata që janë po përpiqen të ikin gjë që do na çojë në një boshatisje të vendit, qoftë të mjekëve por dhe në fusha të ndryshme.

Në Gjermani kemi rreth 5 mijë bluza të bardha shqiptare të emigruar në 5 vitet e fundit. Në total Gjermania ecën me infertilitetin në rritje, ku popullata e moshuar është gjithnjë e më ë madhe, bën që tani të nisë strategjia për të rekrutuar bluzat e bardha.

Diferenca e rrogës është +- 1000 euro. Pjesa më e madhe e të diplomuarve nuk e përmendin rrogën si prioritet, por se aty e kanë të qartë qoftë specializimin e paguar, qoftë një doktoraturë, i ke të hapura të gjitha rrugët.

Shqiptarët zënë vetëm 7% të emigrantëve në Gjermani, që është shumë pak për Gjermaninë. Me Kosovën dhe Maqedoninë, jemi në nivele të ngjashme.

Por për bluzat e bardha dominojnë vende si Kroacia dhe Bosnja dhe proporcionalisht kanë më tepër milionë banorë dhe kanë më shumë dominim.

Nuk ka shtëpi të moshuarish apo spital që nuk ka shqiptar. Nuk ka korridor të mjekësisë gjermane që nuk flitet shqip.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy