Sot dita e fundit e Panairit “Shijo produktet lokale të Tiranës”

Sot dita e fundit e Panairit “Shijo produktet lokale të Tiranës”

Panairi “Shijo produktet lokale të Tiranës“, i hapur prej tre ditësh në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, tashmë është kthyer në traditë ekspozimi i produkteve vendase bio.

Shumë biznese të vogla nga fshatrat e Tiranës, që i janë kushtuar më së shumti zhvillimit të agroturizmit me bazë produktet bio të zonave periferike, janë bërë pjesë e tendave në këtë panair, ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

“Po ti e ke vizituar panairin? “Shijo produktet lokale të Tiranës” e ka kthyer sheshin “Skënderbej” në tregun më të madh të produkteve lokale. Sot dita e fundit, ndaj eja e bëj pazarin e së dielës. Ju mirëpresim,” shkruan Veliaj.

Hapja e këtij panairi kushtuar produkteve bujqësore dhe blegtorale bëhet me qëllim të dhënies prioritet të ekonomisë lokale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy