Shefi i Shërbimit Obstetrik Gjinekologjik në Shkodër, Senad Halluni, ka folur për rastin e Orjana Gremit, shtetases që hodhi fëmijën në lumë.
Halluni thotë se fillimisht 32-vjeçarja kërkoi dorëzimin e foshnjës në shtëpinë e fëmijës, por më pas ka refuzuar. Sipas Hallunit shtetasja në fjalë nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.
32-vjeçarja ka ardhur për lindje me 30 dhjetor. Ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjitha procedurat. Zonja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së fëmijës. Ka pasur lindje normale me 30. Zonja ka kërkuar dorëzimin në shtëpinë e foshnjës. Kemi njoftuar drejtorinë e shtëpisë së foshnjës për procedurat. Zonja ka punuar në një ndërmarrje këpucësh. Me datë 4 kemi kryer procedurat për t’u transferuar në shtëpinë e foshnjës, ajo ka refuzuar më pas. Ka nënshkruar që merr përsipër marrjen e foshnjës. Ajo nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. 32-vjeçarja rezulton se është e vetme dhe banon në Golem”.



