Përtej asfaltit të rrugës së re/ Infrastruktura si në mesjetë e fshtrave të Vlorës  

Përtej asfaltit të rrugës së re/ Infrastruktura si në mesjetë e fshtrave të Vlorës  

Edhe pse e promovuar me bujë, rruga e lumit të Vlorës nuk ka sjellë ndonjë ndryshim të madh në jetën e banorëve të dhjetëra fshatrave përreth luginës ku ajo kalon. Këto të fundit nuk janë lidhur asnjë me rrugën e re, e cila të vetmin funksion që kryen është se u shkurton kohë atyre që udhëtojnë drejt bregdetit. Pra, lehtësohet lëvizja drejt rivierës, por mbetet njësoj vështirësia për të lidhur fshatrat me rrugën e re. Një potencial i mundshëm për turizmin malor, këto fshatra përbëjnë interes për pak turistë, të cilët nëse vendosin të shkëputen nga rruga për të udhëtuar drejt tyre, duhet t’i bëjnë llogaritë mirë, pasi rrugët, siç tregojnë pamjet e siguruara nga gazetari i MCN TV, Erion Skëndaj, kanë mbetur si në mesjetë.

Dy vjet më parë, ndërsa inspektonte punimet e rrugës, Rama tha se ajo do të zbulonte thesare natyrore. "Rruga e re (dhe e shumëpritur prej dekadash e Lumit të Vlorës). Çfarë thesari natyror do të zbuloni në këtë zonë të pashkelur kur të përfundojë", tha ai.

Rruga e Lumit të Vlorës, 94 km fillon nga Bypass i Vlorës – Peshkëpi –  Ura e Gjormit – Brataj –Ura e Kudhësit- Qeparo, degëzimi për në fshatin Kuç, si dhe segmenti nga Rreth-rrotullimi i Peshkëpisë – Selenicë – superstrada Levan -Tepelenë.  Ky aks përshkon fshatrat Peshkëpi, Kote, Gjorm, Lepenicë, Kallarat, Brataj, Kuç, Kudhës dhe përfundon në Qeparo.

Popullsia e zonës arrin në mbi 40,000 banorë dhe përbën rreth 16% të të gjithë popullsisë së Qarkut të Vlorës. Në zonën në fjalë ka më shumë se 60 fshatra.

Por pavarësisht rrugës, pjesa më e madhe e tyre janë të vështira për t’u akesuar pikërisht për shkak të rrugës së vështirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy