21 gusht, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit dhe Homazhit për Viktimat e Terrorizmit u krijua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në rezolutën e saj 72/165 të datës 20 dhjetor 2017, për të përkujtuar e për të nderuar viktimat e terrorizmit.
Synimi nuk është vetëm nderimi i viktimave, por edhe përkrahja e të gjithë atyre, që kanë mbijetuar nga terrorizmi, duke promovuar të drejtat e njeriut dhe liritë e tyre themelore.
Dita u zgjodh për të përkujtuar bombardimin e selisë së Kombeve të Bashkuara në Bagdad, Irak, më 21 gusht 2003, ku u vranë 22 njerëz, përfshirë Sergio Vieira de Mello, komisionerin e Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Pavarësisht dënimit ndërkombëtar të terrorizmit, viktimat dhe të mbijetuarit e terrorizmit shpesh luftojnë që zëri i tyre të dëgjohet, nevojat e tyre të mbështeten dhe të drejtat e tyre të respektohen.
Viktimat shpesh ndihen të harruara sapo të zbehen pasojat e menjëhershme të një sulmi terrorist.
Pak shtete anëtare në OKB, kanë burimet ose kapacitetin për të përmbushur nevojat afatmesme dhe afatgjata të viktimave të terrorizmit për t’i mundësuar ato të rikuperohen plotësisht, të rehabilitohen dhe të riintegrohen në shoqëri.
Ky është përkujtimi i gjashtë i Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Homazhit ndaj Viktimave të Terrorizmit.



