Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes informon mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes informon mbi vatrat aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale.

Vijojnë të jenë aktive ditën e sotme vatra e zjarrit midis fshatit Kakarriqit, njësia administrative Balldren, dhe fshatit Gjadër, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë, zjarri në fshatin Zavaline, bashkia Elbasan.

Në njësinë administrative Gostimë, bashkia Elbasan po punohet për shuarjen e një tjetër vatre. Ekipet e emergjencave vijojnë punën për shuarjen e vatrave edhe në  zonën pyjore Bode, bashkia Maliq, në fshatin Kus, bashkia Tiranë, në fshatin Mushnik, bashkia Rrogozhinë, në fshatin Vorfë, bashkia Malësi e Madhe, në fshatin Salari, bashkia Tepelenë si dhe në parkun kombëtar Qafshtamë, bashkia Krujë.

Aktualisht vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve në 24 orët e fundit janë angazhuar 599 forca operacionale dhe 452 mjete.

“Kërkojmë nga të gjitha institucionet dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile angazhimin e tyre maksimal për menaxhimin e situatave të shkaktuara nga zjarret.  Ju bëjmë thirrje qytetarëve të raportojnë në kohë në numrat e emergjencave për çdo problematikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy